MAKO MARKET
Новости

Mako Market e zgjeroi portofolin e prodhimit të vet me rolet Wienna. Janë në dispozicion 5 lloj rolesh. Më saktë kemi role me shije të çokollatës, lajthisë dhe me shije të luleshtrydhes. Ndërsa për kënaqësi edhe më të ëmbël, të shijshme dhe të parrezistueshme i kemi rolet e çokollatës me shije të lajthisë dhe të çokollatës.

Ishte kënaqësi që ishim të pranishëm në studion virtuale të Agna Leadership Academy dhe sërisht u bindëm se nuk ekzistojnë limite për asnjë njeri që ështe i gatshëm për të investuar në pasionin dhe avancimin e tij! I faliminderohemi Vasil Naçit dhe folësve tjerë dhe për të gjithë ata që ndajnë mendimin tonë për zgjerim dhe nuk pushojnë së investuari në vete. „ Nëse të gjithë jetojnë me vlerën e respektit ,integritetit dhe zhvillimit atëherë organizata do të rritet, respektohet si dhe do ti përmbush kërkesat e tregut!“ –Vasil Naçi

Në mënyrë modeste mund të themi se TAZE u bë sinonim për kokoshkat si Vespa për skuterët.
Fakti që jemi lider në treg për këtë kategori, i dedikohet shumë: pajisjet më të mira në botë, Kretos,nga shija autentike më e mirë se shija vendore, misri dhe kripa e zgjedhur me kujdes, dhe gjithashtu i prodhimi i tyre me shumë dashuri.