+389 2 278 6666 info@makomarket.com.mk
Kompania Arix gjendet në Itali dhe ekziston që në vitin 1969. Ajo është kompani udhëheqëse italiane në fushën e prodhimeve të higjienës shtëpiake dhe është e pranishme në shumë tregje. Prodhimi përfshin një gamë të gjerë të sfungjerëve sintetik dhe të celulozës, sfungjerë për higjienë personale, peshqirë për më shumë përdorime, brusha, fshesa, postiqe dhe shumë prodhime që iu dedikohen konsumatorëve, duke iu kursyer kohën dhe mundin për efikasitet dhe rehati maksimale. Arix është një ndër liderët botëror për sfungjerë dhe lider absolut në Itali i mbulesave për hekurosje.