About us AL | MakoMarket
+389 2 278 6666 info@makomarket.com.mk

RRETH NESH

Mako market është kompani e prodhimit dhe distribuimit të mallrave të konsumit të gjerë.Ai ekziston në treg më tepër se 28 vjet. Deri në vitin 1990, kompania Mako market merrej me shitje me shumicë, ndërsa që në vitin 1996 filloi me distribuimin e vet.Kompania distribuon brande ndërkombëtare të cilat janë liderë në treg.
Në vitin 2002, kompania e prodhoi krem çokollatën e saj të parë, të quajtur Viena. Me këtë filloi kapitulli i ri i kompanisë, në të cilin prodhimi i brandeve të veta u bë po ashtu i barabartë me distribuimin. Së shpejti pas asaj, lindën edhe brandet Taze Pukanki (kokoshka të freskëta) dhe Moe Kolaçe (ëmbëlsira ime), me 14 lloje të embëlsirave dhe prodhimeve vafel. Përveç brandeve të veta, Mako market prodhon edhe marka tregtare private.

FILOZOFIA YNË

Shtatë shtyllat e filozofisë sonë afariste përbëjnë bazën e kulturës korporative të organizatës sonë.

Vlera thelbësore

Vlerat thelbësore janë themelet e organizatës (integriteti, entuziazmi, rritja, kreativiteti dhe fryma ngadhënjyese)

Përballja me realitetin

Përballja me realitetin dhe përcaktimi i objektivave sfiduese janë shtytësit kryesorë të suksesit

Përmirësime të vazhdueshme

Përmirësime të vazhdueshme në çdo fushë (përpunimi, prodhimi, punëtorët, menaxhmenti)

Zgjuarësi gjatë vendimmarrjes

Zgjuarësia gjatë vendimmarrjes dhe shpejtësia gjatë zbatimit janë virtyti ynë

Frymë të udhëheqjes

Frymë të udhëheqjes në çdo nivel të kulturës korporative

Vetëdisiplinë

Vetëdisiplinë dhe argëtim për secilin që bën pjesë në këtë kulturë korporative

Komunikim të hapur

Komunikim të hapur ndërmjet secilit prej nesh, me mirëkuptim, respekt dhe tolerancë

VLERAT TONA

INTEGRITETI

Qëndrojmë pas fjalës së dhënë, jemi të sinqertë me veten dhe të tjerët, atë që e themi e realizojmë.

ENTUZIAZËM

Plot me energji, me qëndrim pozitiv, pasion për punën dhe dashuri të pakushtëzuar ndaj njerëzve (rreth nesh).

RRITJE DHE PËRSOSMËRI

Çdo ditë gjithnjë e më të mirë, të etur për dijeni dhe rritje, drej arritjes së përsosmërisë.

KREATIVITET

Çdo ditë gjithnjë e më të mirë, të etur për dijeni dhe rritje, drej arritjes së përsosmërisë.

FRYMË NGADHËNJYESE DHE QËNDRESË

Me frymë ngadhënjyese, ambicie dhe optimizëm guximtar – qëndrojmë deri në arritjen e objektivit.

MISIONI

Biznesi ynë kontribuon në cilësi më të mirë të jetës dhe vlerat shtesë për të punësuarit, klientët, partnerët dhe komunitetin, gjithnjë një hap para të tjerëve.

VIZIONI

Objektivi ynë është të jemi kompani udhëheqëse distribuimi për mallra të konsumit të gjerë në tregun e Maqedonisë duke ofruar cilës të shkëlqyer të prodhimeve, si dhe shërbime sa më të mira.

Mako market e mbulon tregun e Maqedonisë për më tepër se 28 vjet, duke kërkuar çdo ditë mënyra të reja për të përmirësuar shërbimet për klientët, si dhe përvojën e konsumatorëve me prodhimet e tij.

Dorëzojmë mbi 7.5 milionë prodhime në vit, duke i vizituar klientët tanë çdo ditë.

Punojmë me mbi 3500 pika të shitjes, eksportojmë në më tepër vende dhe përpunojmë marka tregtare private për zinxhirët e shitjes. Klientët janë në qendër të vëmendjes sonë.

Mbi 150 të punësuar punojnë në sektorët e ndryshëm të distribuimit, shitjes, marketingut dhe administratë me qëllim arritjen e rezultateve më të mira.